Drejtori i ATK-së merr pjesë në Asamblenë ShKÇAK-së

10 qershor 2019 | 17:18

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka marrë pjesë në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), që u mbajt në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, ku u prezantua raporti i aktiviteteve dhe raporti i pasqyrave financiare të audituara për vitin 2018, strategjia për vitet 2020-2024, plani i punës dhe buxheti i ShKÇAK për vitin 2020.

Në fjalën e rastit para të pranishmëve, Murtezaj ka potencuar rolin e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) si institucion kredibil në fushën e kontabilitetit dhe auditimit dhe bashkëpunimin që ka ATK-ja me këtë institucion.

Ai ka informuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në ATK, dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucionit që drejton për ofrimin e shërbimeve sa me kualitative për të gjithë tatimpaguesit.

Ndër të tjera, Murtezaj ka theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit jo vetëm me ShKÇAK-në por me të gjithë përfaqësuesit e bizneseve, me qëllim që të adresohen të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen tatimpaguesit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën ka…