Thaçi: Sot kujtuam vendosmërinë, forcën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s

11 qershor 2019 | 14:19

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar disa fotografi gjatë kësaj ceremonie.

“Kujtuam vendosmërinë, forcën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s, por edhe suksesin e tyre në ndërtimin e një Kosove që jeton në paqe dhe në një ambient të sigurt me të gjitha komunitetet e saj. I gëzuar që aty pashë edhe ushtarët nga rajoni që sot shërbejnë në misionet e NATO-s, ndër ta edhe ushtarakun Dervishi nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Paneli Majko, ka bërë me dije se…