Majko: Clinton, Albrighit dhe Bler, shënuan kthesën e historisë për shqiptarët

11 qershor 2019 | 14:16

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Paneli Majko, ka bërë me dije se me dëshirë e mall po e ndjek mbërritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve, të cilët e ndihmuan Kosovën 20 vite më parë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, dhe ish-kryeministri britanik, Toni Bler, janë protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët.

“Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbërritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët. Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë veç detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.  Të përshëndet nga Tirana një nga ‘barbarët e zbritur nga pylli’”, ka shkruar Majko.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, e ka akuzuar dje deputeten…