Reali pritet t`i largojë 17 lojtarë, zbulohen emrat

13 qershor 2019 | 17:01

Reali i Madridit është klubi më aktiv në merkaton e kësaj vere, duke harxhuar 300 milionë eurove për blerjen e disa lojtarëve. Por, Los Blancos nuk do të ndalen me kaq, pasi do të afrojnë të tjerë lojtarë që pritet të vihen në dispozicion të trajnerit Zidane.

Megjithatë më parë Reali duhet të shesë. Dhe tani Los Blancos kanë nisur fushatën e spastrimeve. Janë plot 17 lojtarë që me shumë gjasa do të largohen nga klubi në këtë merkato.

Në radhë për t’u larguar qëndrojnë James Rodriguez, Gareth Bale, Mateo Kovacic dhe Marcelo. Mediet në  Spanjë kanë raportuar se me valixhe në duar janë edhe Lucas Vasquez, Mariano Diaz , Keylor Navas, Dani Ceballos, Marco Llorente, Nacho Fernandez, Jesus Vallejo, Teo Hernandez, Borja Mayoral, Raul de Tomas, Luca Zidane, Luca Silva ndërsa në dyshim të madh është edhe e ardhmja e Iscos që vështirë se do të qëndrojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë një…