PDK-ja të dielën zgjedh organet e reja drejtuese

14 qershor 2019 | 11:01

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të dielën, më 16 qershor do ta mbajë Konventën e nëntë zgjedhore, në të cilën pritet të zgjedhën organet e reja drejtuese të kësaj partie.

Punimet e kësaj konvente pritet të fillojnë në orën 9:00. Në këtë konventë, pritet të zgjedhet Këshilli Drejtues i PDK-së, si dhe kryetari i partisë. Deri më tash kandidaturën për kryetar të PDK-së e ka shpallur vetëm kryetari aktual, Kadri Veseli.

Ndërsa, më 17 qershor PDK-ja do të mbajë Konventën solemne në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo konventë do të mbahet në orën 18:30.

/Epoka e re/

Image may contain: text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot…