Rama, qytetarëve: Mos keni frikë për konflikt më 30 qershor

16 qershor 2019 | 14:31

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, ka deklaruar se qytetarët nuk duhet të kenë frikë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Duke ironizuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, kryeministri Rama është kthyer të flasë sërish për atë që e quan “filxhan”, derisa ka siguruar shqiptarët se nuk duhet të kenë frikë nga asnjë përplasje më 30 qershor.

“Ata bëjnë çdo përpjekje që të fusin frikën, sëkëlldinë, pasigurinë në çdo familje sikur këtu po vjen lufta e do përsëritet ’97-a, se nuk kanë rrugë tjetër veçse të shpresojnë se populli do tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit. Çfarë ‘97 do bëhet këtu? Kush do e bëjë, cingijet e koncertit të vitit ‘36 që i drejton sipas zonave nga një pallavesh që ka lënë mandatin e ka marrë molotovin? Këta do i drejtojnë revoltat? Ku është populli që do mbrojë Saliun, Ilirin, Lulzimin e Monën?”.

“Këto janë fantazira, njerëz që i besojnë më shumë filxhanit se sa Kushtetutës, që nga Ilir Meta që del në mes të zgjedhjeve dhe i anulon si të anulojë Gëzimi këtu në Korçë ndonjë ndeshje të Skënderbeut se ka informacione nga agjenci të rëndësishme ligjzbatuese se do ketë konflikt. Informacione shumë të rëndësishme dmth nga filxhani. I ka thënë fallxhorja të del një gjarpër në formë 8 që është 8 qershori, dita e protestës do hajë ndonjë kokë ky gjarpër dil e shpëto vendin. Del ky e thotë shpëtova popullin nga gjakderdhja. S’ka asnjë gjakderdhje vetëm llumderdhje. Asnjë merak mos kini nga konfliktet”, ka deklaruar Rama./lapsi.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Franceinfo”,  i bën thirrje gjithë turistëve se “gjatë udhëtimit në…