Nishani: Kosova nuk do ta pranojë lojën e dyfishtë të Serbisë

16 qershor 2019 | 15:16

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka kritikuar Serbinë se nuk ka respektuar marrëveshjen për mospengimin e Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare,

Ai ka thënë se Serbia ka investuar lobime të fuqishme për të destabilizuar procesin e integrimit të Kosovës në botën ndërkombëtare.

Nishani në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se nuk ka asnjë dilemë në rajon dhe as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që Kosova ka qenë gjithmonë një mbështetëse dhe e gatshme për dialogun me Serbinë, por është Serbia ajo që pengon proceset.]

Nishani ka theksuar se institucionet e Kosovës, janë të interesuara për vijimin e dialogut, por sipas tij kanë të drejtën e tyre që të shikojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tash me Serbinë.

Nishani ka shprehur bindjen e thellë që Kosova së shpejti do t’i bashkohet NATO-s, duke shtuar se askush në proceset e integrimit evropian nuk mund ta pengojë Kosovën , pasi sipas tij, pengimi i Kosovës do thotë minim i stabilitetit të rajonit.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Nishani ka thënë se ka ardhur koha që dialogu dhe procesi i stabilizimit shqiptaro-serb të jetë në një rrugëkalim të qartë me etapa, me objektiva të qarta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka uruar qytetarët e…