Trumpi fillon fushatën për zgjedhjet e vitit 2020

19 qershor 2019 | 11:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020, duke thënë se demokratët po kërkojnë të “shkatërrojnë vendin”.

Trumpi në një tubim në Orlando, Florida, ka thënë se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për “shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin”.

Florida është shpesh një vend i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të ShBA.

Aty, Trumpi ka fituar në vitin 2016, por disa sondazhe tregojnë se ai nuk po qëndron mirë në krahasim me kandidatët potencialë demokratë për votimin e vitit 2020.

Trumpi është favorit që të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në anën tjetër, më shumë se 20 kandidatë demokratë kanë shpallur synimet për të kërkuar nominimin, derisa sondazhet po i udhëheq, ish-nënpresidentin Joe Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në lidhje me Projektligjin…