THJESHT, TË DUA

19 qershor 2019 | 12:12

PHIL BOSMANS

Askush tjetër nuk është si ti.
Ti je i veçantë, i thjeshtë,
krejtësisht origjinal dhe i papërsëritshëm.
Nuk e beson këtë,
por askush nuk është si ti –
përgjithmonë.
Dhe çdo njeri që dashuron
nuk është ndonjë njeri i thjeshtë.
Prej tij rrezatohet
një forcë e pazakonshme tërheqëse.
Dhe ti, pas saj,
në njëfarë mënyre tjetërsohesh.
Mund edhe të thuash:
Për sa më përket mua
nuk do të thotë të jesh i pagabueshëm,
pa gabime dhe i përsosur sepse,
unë thjesht të dua.

(Përktheu: Salajdin Salihu. Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, …