Ky do të jetë ambasadori i ri i ShBA-së në Serbi (Foto)

19 qershor 2019 | 12:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,  ka njoftuar se ka ndërmend që ta emërojë Anthony Godfrey nga Virxhinia si ambasador të ri në Serbi.

Siç është bërë me dije në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, Godfrey aktualisht është duke shërbyer si zëvendësambasador i Shteteve të Bashkuara në Moskë dhe ka gati 40 vjet shërbim në Marinën e ShBA-së dhe në diplomaci.

Më parë, ai ishte drejtori i Zyrës së Irakut në Byronë e Lindjes së Mesme dhe këshilltar-ministër për çështjet politike në ambasadën e ShBA-së në Bagdad.

Ai flet rusisht, turqisht dhe serbo-kroatisht. Sipas informacionit në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, gjatë karrierës diplomatike ai ishte zëvendësambasador në Armeni dhe ka shërbyer edhe në ambasadat e ShBA-së në Zagreb, Dublin dhe Minsk.

Related image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hamdi Namani, Ahmed Januzi dhe Ilir Blakçori janë vetëm disa…