Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Hasan Prishtinës në Vushtrri

19 qershor 2019 | 14:38

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën ka bërë homazhe te shtatorja e patriotit shqiptar Hasan Prishtina, në qytetin e Vushtrrisë, e cila u përurua në sheshin që mbanë emrin e tij, në shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të kësaj komune.

Duke vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, kryeministri Haradinaj tha se nderojnë njërin nga themeluesit e shtetit shqiptar, i cili jetën, pasurinë dhe intelektin e vet e shkriu për lirinë e popullit shqiptar. “Hasan Prishtina është shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë se si duhet ta duam dhe ndërtojmë vendin tonë. Përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar”, ka thënë kryeministri Haradinaj gjatë homazheve, që bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bëri te shtatorja e Hasan Prishtinës.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i KF Vëllaznimi, Agim Cana është dënuar Komisioni Disiplinor…