Ambasadori Kosnett nderon viktimat e dhunës seksuale të luftës

19 qershor 2019 | 16:26

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Phillip Kosnett, ka përkujtuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe në botë.

Ai në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte, ka thënë se nderon gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, dhe ata që kërkojnë drejtësi për këta persona në Kosovë dhe gjithë botën.

Sipas organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, në Kosovë janë rreth 20 mijë viktima të dhunimit gjatë luftës së vitit 1999.

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të këtyre personave deri më tani ka pranuar mbi 968 aplikacione nga persona që pretendojnë se janë viktima të dhunës seksuale.

Një vit më parë, gjinekologu Denis Mukwege, i cili trajton viktimat e dhunës seksuale në Kongo dhe Nadia Murad, aktiviste jazidi për të drejtat e njeriut dhe e mbijetuar e skllavërisë seksuale nga grupi militant, Shteti Islamik në Irak, kanë qenë fitues të çmimit Nobel për Paqe.

Komiteti norvegjez i Nobelit ka thënë të ketë ndarë çmimin për shkak të kontributit të tyre për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë e luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Granit Xhaka shpesh është kritikuar për paraqitjet me Arsenalin,…