Enrique largohet nga Spanja, vjen Moreno

19 qershor 2019 | 16:32

Luis Enrique nuk do të jetë më trajner i Spanjës. Tekniku 49-vjeçar është larguar nga drejtimi i kombëtares iberike për shkak të disa problemeve familjare që ka pasur kohët e fundit.

Ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, që nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për shtyp, njoftoi largimin e Enriques.

Ndërkohë është emëruar edhe trajneri i ri që do të drejtojë kombëtaren spanjolle deri në fund të “Euro 2020”. Ai do të jetë Roberto Moreno.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…