Presidenti Thaçi liron nga detyra këshilltarin politik Branislav Nikoliq​

19 qershor 2019 | 17:22

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka liruar nga detyra këshilltarin politik Branislav Nikoliq.

Zyra e presidentit të Republikës së Kosovës nëpërmjet një deklarate për medie ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të Branislav Nikoliq në aktivitete të dyshimta për të cilat është raportuar në media.

“Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e medieve për përfshirjen e mundshme z. Nikoliq në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare. Nisur nga parimi i respektimit të ligjit dhe për t’i dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik, z. Branislav Nikoliq​”, është thënë në deklaratën e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës .

Presidenti Thaçi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshqiptare dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet e qeverisë qendrore dhe lokale, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Rasti konkret është thjesht çështje e sundimit të rendit dhe ligjit”, është theksuar më tutje në këtë deklaratë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtuesin…