Kompanitë e autobusëve kërkojnë lehtësira

19 qershor 2019 | 17:43

Lidhur me problemet aktuale me të cilat përballen kompanitë e transportit të udhtarëve (të autobusëve) të vendit tonë në Kosovë, Shqipëri e Malin e zi, është diskutuar në mbledhjen e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarve, kryesisht në sezonën turistike.

Kryetari Ruzhdi Kurtishaj tregoi se është takuar me zyrtarë nga Mali i Zi dhe Shqipëria ku ka kërkuar lehtësira  si në kufijë ashtu edhe në lëvizje  dhe në stacionet e autobusëve. Sipas tij ka shqetësime të shumta,ku nga zyrtarë të institucioneve përkatëse  janë premtuar lehtësira.

Ai tregoi se është takuar me kryetarin e Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe drejtoreshën e Stacionit të Autobusëve në Ulqin Sabina Resulbegoviq, ku edhe ka ka arritur që të  bëjë ulje për autobusë nga 2 deri në 7 euro për secilën linjë.

“Ka reflektim pozitiv, pra ulje të tarifave për shërbimet në Stacion të Autobusëve në Ulqin dhe çmime më të favorshme”, tha Kurtishaj.

Ai tregoi s epo ashtu ka takuar edhe kolonel Nexhmi Krasniqin drejtor për pikat kufitare në Policinë e Kosovës dhe kolonel Zija Sulaj, kryekomisar për pikat kufitare me Kosovën në Policinë Shqiptare, ku ka biseduar për procedurat e përshpejtuara për të lehtësuar kalimin në kufirin Vermicë – Morinë për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Shqipëri për pushimet verore.

“Besojmë se do të ketë lehtësira e favore për autobusët gjatë lëvizjes në këto vende dhe se mos të ketë pritje të panevojshme e kolona, shpenzime koti e probleme tjera, por që puna të eci mirë e mbarë”, tha kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Në këtë takim është kërkuar nga të gjitha kompanitë që të mos kenë çmime të ndryshme nga të cilat mund të dëmtohen kompanitë tjera, por të respektohen rregullat.

Po ashtu udhëheqësit e shoqatës kanë zhvilluar takime me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Blendi Klosin ministrin e Turizmit të Shqipërisë ku ka kërkuar lehtësira. /syri.net/.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…