Veseli: S’ka Samit të Parisit nëse nuk bashkohemi

19 qershor 2019 | 23:45

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, nuk do të pranonte asnjëherë që të flitej për Mitrovicën apo ndonjë pjesë të territorit të vendit.

Ai ka pohuar se pozitë dhe opozitë duhet të bashkohen në tema të tilla.

Kryetari i partisë më të madhe në Qeveri, ka theksuar se Samiti i Parisit që është planifikuar të mbahet më 1 korrik mund të dështojë në spektri politik kosovar s’i bashkon forcat.

“S’ka samit të Parisit pa qenë bashkë. Berlinin dhe Parisin duhet t’i mbajmë afër. Unë nuk shkojë në Paris që të flas për taksën. Çka është për mua taksa para ulëses për OKB. Kosova duhet ta kryej këtë proces dhe ta mbajë SHBA-në afër. Sa për taksë nuk shkoj. Për Kosovën shkoj kurdo”, ka thënë Veseli në Zonën B të Klan Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Podujeva festoi Ditën e Çlirimit, mungon Agim Veliu, feston opozita,…