Kosova dhe Turqia me marrëveshje për forcimin e sistemit shëndetësor

20 qershor 2019 | 10:57

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur në takim zëvendësministren e Shëndetësisë së Turqisë, Emine Alp Mese.

Kjo vizitë është realizua në kuadër të Javës së Shëndetësisë në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe marrëveshja për planin e veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi në mes të dyja vendeve.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Turqi , Emine Alp Mese, ka thënë se kjo marrëveshje ka për qëllim të forcojë sistemin shëndetësor në Kosovë.

Ajo ka thënë se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të Kosovës dhe Turqisë në vitin 2009 e cila parasheh trajtimin e 100 pacientëve kosovar brenda vitit në Turqi janë trajtuar deri tani 800 pacientë dhe janë trajnuar mbi 1000 mjekë të cilët kanë marrë edukim mjekësor.

Në anën tjetër sekretari i MSh-së në Kosovë, Naim Bardiqi, ka thënë se marrëveshja e vitit 2009 i ka sjell përfitime të mëdha shëndetësisë kosovare për çka edhe falënderoi shtetin turk.

Ai ka theksuar se plani i veprimit ka qëllim përcaktimin e aktiviteteve në mes dy shteteve në aspektin e shëndetësisë me theks të veçantë akreditimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosmiratimi i Ligjit për Sponsorim në Kuvendin e Kosovës ka…