Kapen shtatë thasë me drogë në kufi me Shqipërinë (Foto)

20 qershor 2019 | 12:39

Policia e Kosovës ka bërë me dijes se në hyrje të pikës kufitare “Qafa e Morinës”, ka hasur në një person të dyshuar, shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë duke e drejtuar një veturë të tipit “Opel Vectra” me targa të Shqipërisë.

Policia kufitare sipas procedurave të punës, gjatë regjistrimit të personit në fjalë në sistemin verifikimit të personave, ka vënë re disa lëvizje të dyshimta të tij, me ç’rast i njëjti është futur në vijën e dytë të kontrollit, dhe gjatë kontrollimit në bagazhin e të njëjtit janë gjetur shtatë thasë me narkotik të llojit marihuanë.

Pas gjetjes së kësaj substance, automjeti i të dyshuarit i është nënshtruar një kontrolli të detajuar, kontroll në të cilën kanë asistuar Policia Shqiptare dhe Dogana e Kosovës dhe e shtetit shqiptar.

Sasia e konfiskuar e substancës narkotike e dyshuar është 48.650 kg. Në vendngjarje përveç njësive relevante të Policisë së Kosovës si ajo “antidrogë” dhe njësia “K9” ka dalë edhe prokurori kujdestar me vendim të të cilit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në…