Short i mirë për boksierët e Kosovës

20 qershor 2019 | 15:07

Katër boksierët e Kosovës, Donjeta Sadiku, Patriot Behrami, Ardit Delijaj dhe Shpëtim Bajoku kanë mësuar kundërshtarët  në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Donjeta Sadiku në 1/8 e finales në kategorinë 60 kg do të përballet më 23 qershor me boksieren daneze, Ditte Frostholm. Ardit Delijaj më 22 qershor në kategorinë deri në 81 kg përballet me Gor Nersesyan të Armenisë, në 1/16 e finales.

Ndërsa Patriot Behrami kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në 1/8 e finales kryqëzon dorëzat me boksierin nga Kroacia, Marko Zeljko (69 kg). Shpëtim Bajoku në kategorinë 64 kg do të boksoj më 23 qershor ndaj boksierit nga Izraeli, Ahmad Shtiwi.

Trajnerët e boksit, Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi janë shfaqur të kënaqur me shortin dhe presin që gjiron e parë ta kalojnë pa problem dhe të vazhdojnë garat për medalje.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion amerikan vëzhgimi pa pilot është rrëzuar nga forcat…