Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë

20 qershor 2019 | 15:11

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Junikut, Agron Kuçi, përmes të cilit Ministria e Infrastrukturës financon ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë.

Shuma e ndarë për këtë rrugë është 4 milionë euro, e paraparë për 3 vite.

Ministri Lekaj ka deklaruar edhe njëherë vendosmërinë e tij, që ministria që ai drejton, të implementojë projekte në dobi të qytetarëve të secilës komunë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa Kuçi, shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Junikut për investimet tejet të rëndësishme që MIT-ja ka bërë në këtë komunë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër boksierët e Kosovës, Donjeta Sadiku, Patriot Behrami, Ardit Delijaj…