Reforma zgjedhore nuk mund të përfundojë këtë vit

21 qershor 2019 | 07:38

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, e ka quajtur të drejtë veprimin e shoqërisë civile për ta pezulluar pjesëmarrjen në punën e Komisionit Parlamentar Ad Hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor.

Ai ka thënë se kjo notë proteste është shenjë alarmuese se Ligji për financimin e subjekteve politike asnjëherë nuk ka arritur ta realizojë synimin e tij.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Baraliu ka shprehur skepticizëm se procesi i reformës zgjedhore mund të përfundojë këtë vit.

Ai ka thënë se pa seriozitet politik dhe pa profesionalizëm nuk do të ketë reformë zgjedhore të mirëfilltë këtë vit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi të enjten…