OAK-u kërkon nga Veseli përmbushjen e kërkesave të bizneseve

21 qershor 2019 | 13:08

Heqja e udhëzimeve administrative nga MBPZHR-ja që kufizon në pesë vjet, pesë hektarë, 2 000 euro për hektar, heqja e taksës së dyfishtë të peshkut, rikthimi në Kuvend i ligjit për miniera dhe minerale, ligji i punës, pushimi i lehonisë, ishin arsyet e takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit Të Kosovës (OAK) me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, ka falënderuar kreun e Kuvendit të Kosovës për takimin dhe i shprehu atij kërkesat të cilat po pengojnë zhvillimin e bizneseve në masë të madhe.

“Ne si Odë e Afarizmit me bizneset që kanë rreth 50 mijë të punësuar kemi mundësi të mëdha të ndikojmë në zhvillimin e vendit, rritjen e mirëqenies, rritjen e ekonomisë së vendit, të rritet punësimi që është një nevojë e madhe”, ka thënë ai.

Krasniqi kësaj radhe para kryetarit të Kuvendit paraqiti në mënyrë më specifike dy pikat kryesore të takimit, problemet e sektorit minerar në ndryshimin udhëzimeve administrative që janë krijuar në vitin 2005, 2006 dhe 2010 e që po e pengojnë zhvillimin e këtij sektori, rritjen e punësimit dhe të hyrat në buxhetin e shtetit të Kosovës.

Veseli u njoftua se në lidhje me këtë OAK-u së bashku me bizneset që tri vite janë duke bërë peticione dhe kanë zhvilluar me dhjetëra takime me ministra të ndryshëm dhe kryeministra por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

OAK-u ka kërkuar nga kryetari Veseli përkrahje për t’u mundësuar bizneseve vazhdimin e punës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zbulimit të planit të Beogradit për “katastrofë humanitare’ në…