Buxheti i Drenasit për vitin 2020 do të jetë mbi 16 milionë euro

21 qershor 2019 | 14:36

Komuna e Drenasit ka mbajtur të premten dëgjimin buxhetor me qytetarë, në të cilin është diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KFB) në lidhje me projektet prioritare për periudhën 2020-2022.

Në këtë dëgjim publik kanë marrë pjesë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj, anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, drejtorë të drejtorive komunale, kryetarë të fshatrave, asamblistë, përfaqësues nga OSBE-ja, monitorues nga KDI-ja dhe qytetarë.

Gjatë këtij dëgjimi publik është bërë me dije se buxheti i përgjithshëm i Komunës së Drenasit për vitin 2020 do të jetë 16 490 342  euro.

“Nga kjo shumë për investime kapitale janë planifikuar mbi 5 420 459 euro. Nëse e bëjmë një krahasim me vitin aktual, buxheti për vitin 2020 do të këtë një rritje prej 8.69 për qind”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se në kuadër…