Komisioni i Venecias e vlerëson pozitivisht Projektligjin e Malit të Zi për fetë

22 qershor 2019 | 15:37

Portali malazez “vijesti” njofton se Komisioni i Venecias me mendimin e vet të shfaqur ka përshëndetur “përpjekjet e njëmendta të autoriteteve malazeze që me Ligjin e ri të zëvendësohet ligji i vjetruar për pozitën juridike të bashkësive fetare nga viti 1977”.

Komisioni i Venecias, në mbledhjen vet plenare ka dhënë mendimin e vet pozitiv rreth Propozim ligjit për lirinë e feve ose verifikimin e dhe statusin juridik të bashkësive fetare duke konstatuar se teksti i këtij propozim ligji “do të sjellë ndryshime të rëndësishme të ligjit aktual të vjetruar”, citon portali kumtesën e Qeverisë malazeze, transmeton “koha.net”.

Ligji për liritë fetare ka nxitur reagime të shumta kundërshtuese në Serbi pasi atje ekziston droja se me atë ligj do të minimizohet roli, shumë politik, i Kishës Ortodokse Serbe për të cilën presidenti malazez Milo Gjukanoviq ka thënë se po e ruan infrastrukturën e Serbisë së madhe.

Gjukanoviq ka paralajmëruar edhe pavarësinë e Kishës Ortodokse të Malit të Zi nga Kisha Ortodokse serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arbëreshë Krasniqi, mori pjesë…