![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/C5ECFDD0-CCC0-4E15-B429-570B72E38406.jpeg)
Veseli pas suksesit të Majlinda Kelmendit: Fillim i artë i Kosovës
22 qershor 2019
| 19:24
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur krenar me suksesin e arritur nga xhudistja Majlinda Kelmendi e cila u stolis me të artën në Minsk të Bjellorusisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Veseli ka thënë se ky është një fillim i artë i Kosovës.
“Një fillim i artë i Kosovës nga Majlinda jonë e artë në Lojërat Evropiane në Minsk 2019”, ka shkruar ai.