![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/vedat-muriqi-2.jpg)
Arrihet marrëveshja, Muriqi transferohet në Galatasaray
23 qershor 2019
| 16:06
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi do t’i bashkohet gjigantit turk, Galatasaray.
Mediet në Turqi raportojnë se skuadra e Çaykur Rizespor është pajtuar për ta shitur sulmuesin nga Kosova për një shumë prej katër milionë euro.
Muriqi në të kaluarën ka luajtur edhe për Lirinë e Prizrenit, Teutën e Durrësit, Besën e Kavajës dhe Giresunsporin, Gençlerbirligin dhe Rizesportin.
/Epoka e re/