Pavarësia e Bankave Qendrore ndodhet në krizë, Qeveritë duan kontroll

23 qershor 2019 | 22:08

Qeveritë në të gjithë botën kanë vënë nën dyshim pavarësinë e bankave qendrore, duke vendosur marrëdhënien nën rrezik.

Më herët gjatë javës,  një raport tregoi se presidenti Donald Trump po sheh për mundësitë për të hequr ligjërisht kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell. Trump ka kritikuar në mënyrë publike politikat monetare të ndërmarra nga Powell.

Ai mendon se duhet të ketë më shumë stimuj.  Ndërkohë,  qeveria populiste në Itali, ka përgatitur një projekt-ligj që do t’i japë më shumë fuqi politikanëve për të zgjedhur anëtarët e bordit të Bankës së Italisë.

Të dy partitë në koalicion, kanë kritikuar hapur guvernatorin Ignazio Visco.    Sipas analistëve, kjo vjen prej disa faktorësh, përfshirë mbikqyrjen bankare dhe politikat e jashtëzakonshme monetare, shkruan “scantv”.

Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Poëell, tha se pavarësisht kritikave nga Shtëpia e Bardhë, ai nuk synon të lë detyrën së shpejti.   Në Itali, raportimet më herët gjatë vitit tregonin se qeveria populiste po konsideronte nëse do të rinovonte mandatin e guvernatorin, që disa politikanë e fajësojnë për dështimin në rolin e mbikqyrjes së bankave.  Sistemi bankar në itali është përballur me shumë ndërhyrje të rikapitalizimit në vitet e fundit.

Më herët gjatë javës, Presidenti Donald Trump kritikoi gjithashtu presidentin e Bankës Qendrore Europaine, Mario Draghin, pasi fjalimi i tij i fundit solli zhvlerësimin e euros kundër dollarit.  “Mario Draghi sapo lajmëroi më shumë stimuj, ç’ka solli rënien e menjëhershme të euros kundër dollarit, duke e bërë më të lehtë që të konkurrojë me SHBA”, shkroi Donald Trump në profilin e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a. Ilir…