Kurti: Projekti i Serbisë për ndarje ka dështuar, por nuk ka vdekur

24 qershor 2019 | 11:26

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ka dështuar projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, Kurti ka pranuar se një projekt i tillë nuk ka vdekur.

“Projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës ka dështuar ndonëse ideja nuk ka vdekur. Projekti në Serbi është quajtur kufizim me shqiptarët apo përkufizim, ndërsa në Kosovë është gjuajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm. Mund të themi që kemi arsye për gëzim, por jo edhe festë”, ka thënë Kurti në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Më tutje, Kurti ka përmendur edhe letrën që dy vite më parë, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ia kishte dërguar përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini.

Kurti në këtë konferencë ka lexuar letrën që Tahiri ia kishte dërguar Mogherinit, derisa ka thënë se pengesa për bashkimin e Luginës së Preshevës është në Beograd.

“Është Vuçiqi ai që i diskriminon shqiptarët, e jo Prishtina ajo që po e ndalon bashkimin me këto komuna ( Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc)”, shtoi tutje Kurti.

Sipas Kurtit, duhet të bëhet fillimisht anëtarësimi në OKB, të njihet Kosova e Serbia, e pastaj mund të flitet për korrigjim të kufijve.

“Na thanë le të bëhet demarkacioni bëhet liberalizimi. E bëmë atë edhe liberalizimi nuk është askund”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca pritet të përballet me temperatura mbi 40 gradë celsius…