Në komunën e Rahovecit ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta

24 qershor 2019 | 14:23

Në komunën e Rahovecit nga e hëna ka filluar regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, në klasat e dhjeta, në tri gjimnaze “12 Maji”, në fshatin Ratkoc, “Ukshin Hoti” në fshatin Krushë e Madhe dhe në shkollën e mesme profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici”.

Afati për paraqitjen e dokumenteve dhe shpalljen e rezultateve për gjimnaze dhe shkollën profesionale për vitin shkollor 2019/2020, bëhet në datat 24, 25 dhe 26 qershor 2019 në lokalet e shkollës amë, ku nxënësit dëshiron të regjistrohet duke filluar nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

Sipas planifikimeve të tri shkollave të mesme, dhe një shkollë të mesme profesionale në klasat e dhjeta planifikohet të regjistrohen mbi 937 nxënës të ndarë në 31 paralele.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marr pjesë…