Vdes aktorja dhe gazetarja Judith Krantz

24 qershor 2019 | 14:30

Aktorja edhe gazetarja Judith Krantz ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare nga shkaqet natyrore.

Ajo ka ndërruar jetë në Bel Air, California, të shtunën, raporton “New York Times”.

Judithi ka shkruar për botime të ndryshme, duke përfshirë Cosmopolitan dhe Ladies Home Journal, dhe ka shkruar disa libra: Scruples dhe Princess Daisy, si dhe autobiografinë e saj, Sex and Shopping.

Ajo kishte shitur më shumë se 85 milionë kopje të librave të saj në më shumë se 50 gjuhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosmiratimi i Ligjit për Sponsorizime dhe Ligjit për Tatimin në…