Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit s’po gjen zbatim

24 qershor 2019 | 14:49

Në dëgjimin publik të organizuar nga Komisioni për Legjislacion në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, ka thënë e Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e jashtme nuk janë përgjigjur për zbatimin e ligjit në fjalë.

Haxhiu ka thënë se nga monitorimi i zbatimit të ligjit, të gjeturat janë: mosinformimi lidhur me kufizimin e zyrtarëve të lartë në ushtrimin e veprimtarive tjera krahas funksionit publik, mosshfrytëzimi i sanksioneve për shkelësit e ligjit, mungesa e rregullave të veçanta brenda çdo institucioni për parandalim të konfliktit të interesit, si dhe institucionet publike nuk dorëzojnë raporte vjetore në AKK dhe të njëjtat nuk sanksionohen.

Ndërsa, deputeti i PDK-së dhe anëtar i këtij komisioni, Hajdar Beqa, ka thënë se ligji ka hyrë në fuqi në procedurë të shpejt, andaj për këtë është organizuar ky dëgjim publik në mënyrë që ky dokument të jetë sa më i zbatueshëm nga institucionet e përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji Zgjedhor ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti…