![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/19324FD7-EEE9-45A8-BEA3-04D53F5D019A.jpeg)
Agimi i LDK-së dhe ai i AKR-së miq të pandashëm, së bashku vizitojnë Turqinë
24 qershor 2019
| 22:59
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, si duket janë miq të pandashëm.
“Veriu.info” ka siguruar një fotografi, ku ata shihen së bashku përderisa po qendrojnë në një vizitë në Turqi.
Zëvendëspresidenti i AKR-së, Agim Bahtiri dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, edhe në të kaluarën kanë bashkëpunuar shumë herë mes vete.
“Veriu.info” mëson se Bahtiri e Veliu kanë diskutuar për një bashkëpunim të mundshëm politik, po që detajet pritet të publikohen shumë shpejt.