![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/C21C064D-3EE0-4001-A717-0EA38BD1507E.jpeg)
Haradinaj e Kadriu flasin rreth situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim zëvendësmininistrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, me të cilin kanë diskutuar për modalitetet e tejkalimit të situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit.
“Për furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijes, ekzistojnë dy alternativa, investimin në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi Krivareka ose nga lumi Llapushnik”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
Ai ka shtuar: “Qeveria e vendit me marrjen e mandatit ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, rrjetin shpërndarës si dhe impiantin e ujërave të zeza dhe do të vazhdojë të jetë e fokusuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme sa i përket ujit të pijes për komunën e Gjilanit”, ka deklaruar Haradinaj.