![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/kuvendi-2.jpg)
Të hënën mbahet seanca e jashtëzakonshme për Luginën e Preshevës
25 qershor 2019
| 13:34
Kuvendi i Republikës së Kosovës të hënën pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për Luginën e Preshevës.
Kjo është bërë me dije në mbledhjen e Komisionit për Arsim ku është diskutuar lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës.
Në seancën e së hënës Kuvendi do të dal me një vendim obligues për ta ndihmuar Luginën e Preshevës.