Qeveria tërheq Projektligjin për financimin e partive politike

25 qershor 2019 | 14:47

Qeveria e Kosovës ka tërhequr Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, i cili është miratuar në Kuvend në lexim të parë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se për këtë veprim është konsultuar edhe me partnerët e koalicionit qeverisës.

“Ne kemi bërë një konsultë me Veselin lidhur me këtë Projektligj dhe është propozim që ky Projektligj të tërhiqet nga procedurat e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.

Ky veprim i qeverisë vjen pas reagimeve të shumta të shoqërisë civile për ta tërhequr këtë ligj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, ka…