Këshilli i Evropës anulon misionin vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri
26 qershor 2019
| 13:24
Këshilli i Evropës ka anuluar misionin vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri. Shkak i këtij vendimi është bërë paqartësia në procesin zgjedhor në shtetin shqiptar.
“Këshilli i Evropës ka vendosur të anulojë delegacionin e Kongresit për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet. Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin”la njoftuar Këshilli i Evropës, raportojnë mediet në Shqipëri.