Camila Cabello ndahet nga i dashuri?

27 qershor 2019 | 11:17

Thuhet se Camila Cabello dhe i dashuri i saj Matthew Hussey janë ndarë. Raportohet se çifti u nda pas 18 muajve bashkë.

“Marrëdhënia e Camila’s me Matthew u prish dy javë më parë. Ishte vendim i ndërsjellë për t’iu dhënë fund gjërave, por ata kanë kaluar shumë kohë së bashku dhe duan të jenë miq, pavarësisht ndarjes”, ka treguar një burim për “The Sun”.

Lajmi erdhi menjëherë pasi Camila publikoi prapaskenat e klipit për këngën “Senorita” në bashkëpunim me shokun e ngushtë Shawn Mendes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thuhet se Camila Cabello dhe i dashuri i saj Matthew…