Hoxhaj: Nga fillimi PDK-ja ka besuar se Kosova ka institucionet legjitime për ta udhëhequr dialogun

27 qershor 2019 | 16:54

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili edhe ka qenë anëtar i Ekipit Negociator, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli antikushtetues këtë ekip negociator.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nga fillimi, PDK-ja ka besuar se Kosova ka institucionet legjitime për ta udhëhequr procesin e dialogut duke respektuar Kushtetutën e vendit.

“Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë. Nga fillimi, PDK ka besuar se Kosova ka institucionet legjitime për ta udhëhequr procesin e dialogut duke respektuar Kushtetutën e vendit. Ne vazhdojmë të besojmë, se megjithatë, konsensusi politik është i nevojshëm për ta arritur marrëveshjen finale me Serbinë që do të përfundonte me njohje të ndërsjellë dhe ulëse në OKB”, ka shkruar Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator, drejtues të…