Ymeri: LDK-ja e Vetëvendosje e kthyen dialogun në duart e Thaçit dhe Haradinajt

27 qershor 2019 | 16:46

Drejtuesit e Partisë Socialdemokrate (PSD) kanë theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka shpallur si antikushtetues ekipin negociator, ka konstatuar se dialogun me Serbinë nuk duhet ta udhëheq Kuvendi i Kosovës, por kryeministri dhe presidenti.

Në një konferencë për medie, nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka sulmuar LDK-në dhe Vetëvendosjen duke thënë se këto dy parti kanë bërë të mundur që dialogu të kthehet në duart e Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit.

“Ky dialog u kthyer përsëri në duart e kryeministrit dhe Hashim Thaçit. Secili deputet e bartë përgjegjësinë e tij në këtë proces, pra edhe PSD-ja për tentimin që ta kthejë dialogun në binarët e Kuvendit, por edhe dy subjektet që e ndaluan një gjë të tillë, dhe mundësuan kthimin e dialogut në duart e dy njerëzve, duke e personalizuar procesin e dialogut”, ka thënë Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti talentuar prizrenas, Ilir Mustafa i cili luan në pozitën…