Zyba, debutuesi më i ri

28 qershor 2019 | 16:18

Mbrëmë në barazimin e Prishtinës 1-1 kundër St Joseph’s, ka debutuar edhe futbollisti i ri 18-vjeçar, mesfushori i lindur në Therandë, Qëndrim Zyba.

Zyba ishte transferuar nga Ballkani si talent në grupmoshën e U17, por gjatë vitit të kaluar kishte lëndime që nuk e lënin rahat dhe ndeshja e fundit që kishte zhvilluar ishte ajo me Kosovën U19 në një turne në Itali.

“Megjithatë, tani është rikuperuar plotësisht dhe ka fituar besimin e shtabit teknik duke debutuar që në ndeshje ndërkombëtare duke e zëvendësuar Ergyn Ahmetin në minutën e 78-të. Talentit Zyba i dëshirojmë sa më pak lëndime, klubi pret jashtëzakonisht shumë nga i riu therandas i cili dita ditës është duke e shpaguar besimin që ka”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot…