Veseli ia dhuron çmimin “Shën Tereza” Massimo Mazzalit 

28 qershor 2019 | 16:17

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Massimo Mazzali.

Veseli ka thënë se Mazzali dhe familja e tij po japin kontribut të veçantë për të strehuar dhe ndihmuar fëmijët në nevojë.

Në 20-vjetorin e ardhjes së Mazzalit në Kosovë Veseli ia ka dhuruar çmimin “Shën Tereza”.

“Massimo Mazzali po vazhdon ta ndihmojë Kosovën tash e dy dekada. Që nga paslufta, ai me familjen e tij po japin kontribut të veçantë për të strehuar dhe ndihmuar fëmijët në nevojë. Për ndihmën e tij të vazhdueshme, sot në 20-vjetorin e ardhjes së tij në Kosovë pata kënaqësinë ta pres në Kuvend dhe t’ia dhuroj çmimin ‘Shën Tereza’ të ndarë nga Presidenti i Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica po…