Haradinaj takon kryetarin e PDIU-së, flasin për zhvillimet në Kosovë e Shqipëri

28 qershor 2019 | 16:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mirëprita në takim një delegacion të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), të kryesuar nga kryetari Shpëtim Idrizi, me të cilët biseduam për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), në vazhdimësi ka synuar promovimin e çështjes shqiptare, mbrojtjes së diasporës, e përfshirjes së atdhetarisë. Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm dhe uroj që një rrugëtim i tillë të na përcjellë çdoherë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 5 people, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës, do të protestojnë ditën e…