Ja si e komenton Ramadani kualifikimin e Feronikelit

28 qershor 2019 | 22:57

Zekirija Ramadani, trajner i Feronikelit, në intervistën për RTK, është shprehur shumë i lumtur me fitoren kundër Santa Coloma.

“Nikli” fitoj finalen e madhe të para-kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, duke siguruar kualifikimin në fazën e parë të kësaj garë elitare.

Ramadani tha se lojtarët e tij bën paraqitje mjaftë të mirë, madje, sipas tekniku nga Maqedonia, kartoni i kuq për Yll Hoxhën “zgjoi” lojtarët e tij.

“Si duket ai karton i kuq na zgjoi nga ajo anamoli e futbollistëve, sepse pas atij kartoni, lojtarët u transferuar në lojë më të mirë. I uroj futbollistët për lojën që bën, treguan kualitet, dhanë gjithçka nga vetja dhe e arritëm qëllimin”, tha ai.

“Kjo fitore na rrite vetëbesimin dhe ishte një kundërshtar që  e dinte çfarë do, dhe në fund nuancat që kishin në kualitet e fituan takimin. Lojtarët dolën nga vetvetja”, theksoi Ramadani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…