Grabovci viziton grupin parlamentar të PDK-së

28 qershor 2019 | 23:05

Anëtari i Këshillit Drejtues dhe ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka vizituar të premten kolegët partiakë në zyrët e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Grabovci nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka shkruar se PDK-ja çdo gjë e ka arritur me punë ekipore.

“PDK-ja të gjitha i ka arritur mbi bazën e përkushtimit, respektit të ndërjellë dhe punës ekipore. Në frymën e tillë, të arriturat e saj, në të mirë të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, do të çohen edhe më përpara. Kështu të bashkuar do të ecim tutje”, ka shkruar Grabovci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zekirija Ramadani, trajner i Feronikelit, në intervistën për RTK, është…