Policia: Festa e ‘Vidovdanit’ pa incidente, shkrimet në mediat serbe tendencioze

29 qershor 2019 | 10:39

Policia e Kosovës ka sqaruar opinionin në lidhje me disa lajme që kanë dalë në mediet serbe se kinse kanë ndodhur incidente gjatë festës së Vidovdanit në Gazimestan.

Në njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës, thuhet se ata kanë publikuar shkrime me përmbajtje tendencioze duke futur pamje që nuk i takojnë manifestimit që ka ndodhur dje.

Gjithashtu, Policia ka komentuar rastin e një djaloshit serb të cilit iu është hequr fanella duke treguar se ajo ka ndodhur pa incidente dhe në mënyrë vullnetare.

“Manifestimi ka përfunduar pa asnjë incident të vetëm dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë në formën siç edhe kishin ardhur.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe falendëron të gjithë qytetarët pa dallim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurtë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ditë më parë mori vendim…