Shqipëria sot mban zgjedhjet lokale, opozita i bojkoton

30 qershor 2019 | 09:02

Zgjedhjet e sotme lokale në Shqipëri janë të parat pas 30 vitesh, ku forcat politike kryesore opozitare në vend, kanë bojkotuar procesin zgjedhor.

Si pasojë e këtij bojkoti në 30 bashki ka vetëm një kandidat, nga Partia Socialiste dhe koalicioni i saj, ndërsa në 31 bashkitë e tjera në vend, ka nga dy dhe pesë kandidatë, në bashkinë e Këlcyrës, Devollit, Lezhës, Selenicës dhe Beratit, ka më shumë se dy kandidatë.

Për të zgjedhur se kush do t’i qeverisë shqiptarët në nivel lokal në katër vitet e ardhshme, atyre do t’i duhet të zgjedhin mes kandidatëve të Partisë Socialiste, Bindjes Demokratike, Partisë Shpresa për Ndryshim, Frymës së Re Demokratike dhe kandidatëve të pavarur.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri po mbahen në kushte jo të zakonshme, me masa të larta të sigurisë nga forcat policore dhe me ndasi të thellë mes të gjithë akterëve politikë të Shqipërisë, duke e vendosur pikëpyetje vlefshmërinë e tyre.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili ka anuluar zgjedhjet e sotme, ka caktuar një datë të re të zgjedhjeve lokale në vend.

Ai ka dekretuar 13 tetorin si ditë kur qytetarët e Shqipërisë do të votojnë për kryetarët e bashkive të tyre.

Megjithatë, Partia Socialiste ka shpërfillur vendimin e pesidentit dhe e ka quajtur atë jokushtetues, duke vazhduar fushatën zgjedhore e vetme.

Përgjatë krejt fushatës, PS-ja u prit me protesta nga qytetarët, të cilët edhe dogjën materialet nëpër disa qendra të votimeve në Shqipëri.

Presidenti, një ditë më herë ka bërë thirrje për qetësi për ditën e diele. Presidenti Meta kërkoi nga qytetarët “vetëpërmbajtje dhe sjellje civile e demokratike” gjatë ditës së sotme.

Që nga muaji shkurt, opozita organizoi vazhdimisht protesta në Tiranë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar atë të papranueshëm që të jetë në krye të Qeverisë shqiptare në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Rron Broja do të vazhdojë karrierën në Superligën e…