Zyrtarja amerikane monitoron procesin e votimeve në Shqipëri

30 qershor 2019 | 09:21

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara Leyla Moses-Ones, paraditen e kësaj të diele ka vizituar një nga KZAZ-të në Tiranë.

Zyrtarja amerikanë ndodhet në KZAZ-në, nr 35, pranë shkollës Edith Durham,  për të parë nga afër procesin e votimeve. Në këtë KZAZ ka tre qendra votimit, raporton “TCh”.

Më herët Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bëri thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët serbë të katër komunave veriore ka disa ditë që…