Kosova debuton me një fitore dhe një humbje në garat e 3X3

30 qershor 2019 | 12:11

Kosova ka debutuar në garat 3×3 të kualifikimeve në FIBA Europe Cup, që u zhvilluan në Konstanca të Rumanisë.

“Dardanët” në ndeshjen e parë u ballafaquan me super fuqinë botërore në këtë sport, Slloveninë. Përkundër angazhimit, sllovenët ishin më të mirë dhe shfrytëzuan përvojën e tyre në këtë garë, duke fituar në fund me rezultat 21:8. Arti Hajdari shënoi katër pikë për Kosovën në këtë ndeshje.

Më pas Kosova u takua me Andorrën, ku dominoi totalisht, duke fituar bindshëm 21:6. Kosova ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe rezultati ka mundur të jetë edhe më i lartë. Arti Hajdari shënoi tetë pikë në këtë ndeshje, Altin Sahiti 6, Albatrit Berisha 4 dhe Arian Mehmeti 3.

Kështu Kosova debutoi me një fitore dhe një humbje, duke u renditur e dyta, që është një sukses duke marrë parasysh se ishte hera e parë që merr pjesë në gara të tilla. Ekipi i Kosovës përbëhej nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Mehmeti, derisa koordinator Agon Fehmiu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke komentuar procesin…