Qëlloi me armë zjarri në ajër, policia arreston autorin

30 qershor 2019 | 13:59

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel – Klos, me qëllim krijimin e panikut, por është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Burimet e “TCh”-së bëjnë me dije se kanë sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë “TT”, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.

Me këtë rast, policia ka sekuestruar 2 gëzhoja pistolete. Në pranga ka rënë shtetasi F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suç, Bashkia Klos.

Arrestimi i tij është bërë pasi në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës, policia ka gjetur të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Matit, për hetime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori  i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njzai Thaçi, ka…