Instituti i Shëndetësisë Publike kërkon nga qytetarët të kenë kujdes në ushqim

30 qershor 2019 | 14:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë gatimit, shpërndarjes dhe ruajtjes së ushqimit.

Ky institut ka bërë me dije se në mbarë botën çdo vit sëmurën 23 milionë njerëz si pasoj e ushqimit jo të sigurt.

“Qytetarë të nderuar! Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit! Mos hani ushqim kudo! Pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve! Çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milionë persona në vit nga ushqimi jo i sigurt dhe 4 700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurt! Këto të dhëna të OBSh janë vetëm maja e ajsbergut! Të dhënat e sakta nuk dihen”, ka njoftuar IKShPK-ja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftëtarët talibanë kanë vrarë tetë punëtorë të Komisionit Zgjedhor të…